Basha: Shkarkimi i Manjanit provoi se Rama është peng i krimit dhe...

Basha: Shkarkimi i Manjanit provoi se Rama është peng i krimit dhe Meta peng i Ramës

56
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi sot për shkarkimin, sipas tij, arrogant të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Sipas Bashës, shkarkimi duhet të kishte një shpjegim për shkakun dhe motivin.
Ministri Manjani u shkarkua se foli hapur për drogën, krimin që ka marrë peng qeverinë, për Balilin, për presionin e Ramës ndaj gjyqtarëve.
Manjani theu kodin e heshtjes, shtoi Basha, ndaj u shkarkua.
Për kreun e PD-së, deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave të denoncuara nga opozita për tre vite. Propaganda qeveritare nuk mbulon dot më këto të vërteta. Këto lidhje të qeverisë me krimin i konfirmoi edhe kukbari i 1 prillit, Lefter Koka, shtoi Basha.
Sipas Bashës Edi Rama nuk ka nevojë për aleancat politike, ai ka ngritur në pushtet një klientelë dhe kriminale që mban në këmbë pushtetin e tij. Sjellja e Ramës shprehej e mbështetjes së krimit, vijoi më tej kreu i PD-së.
“Shkarkimi arrogant i Manjanit provoi se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i Edi Ramës.
Pengjet e krimit nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsioni. Zgjidhja është largimi i tyre”, përfundoi Basha.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


lulzim basha, deklarat pdSot qeveria Rama-Meta i la vendin qeverisë Rama-Tahiri.
Klanet kriminale me përfaqësues Saimir Tahirin janë sot bashkëkryetarë të qeverisë.
Edi Rama as nuk denjoi t’ju japë sot shqiptarëve një shpjegim se pse e shkarkoi ministrin Manjani.
Kryeministri duhet të kishte një shpjegim për njerëzit. Çfarë dinë shqiptarët nga ai? Çfarë motivimi ju ka dhënë për shkarkimin e ministrit?
Por sigurisht shqiptarët e dine se pse.
Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për tenderat dhe koncesionet korruptive.
Kjo është arsyeja. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu OMERTA-n që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion.
Deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar këto 3 vite.
Propaganda qeveritare nuk mund ti mbulojë më këto të vërteta.
Lidhjet e qeverisë me krimin, drogën, dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi edhe një tjetër ministër i kësaj qeverie, madje kumbari i koalicionit të 1 prillit, Lefter Koka.
Por sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe parasë.
Arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që jep pushteti i krimit dhe i parasë.
Është edhe një sinjal i qartë për këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e krimit me qeverinë dhe korrupsionin e qeverisë.
Me shkarkimin e Manjanit u provua edhe njëherë se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij.
Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin as korrupsionin. Zgjidhja është largimi i tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY