Aksidentet, në Lezhë makina përplas njërin në rrugë dhe ikën, në Lushnjë...

Aksidentet, në Lezhë makina përplas njërin në rrugë dhe ikën, në Lushnjë bashkëshortët përfundojnë në spital

31
0
Shares

Një 53-vjeçar humbi jetën rreth mesnatës në Lezhë. Ai ishte një këmbësor që u përplas nga një automjet në rrugën Lezhë – Milot. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja. Policia ende nuk ka identifikuar autorin e aksidentit.
Ndërsa në Lushnje, sot paradite një çift u aksidentua në gjendje të rëndë. Sipas policisë, një veturë tip Smart u përplas me një Mercedez në rrugën Lushnje – Fier. Mjeti përfundoi në anë të rrugës dhe bashkëshortët Vasillaq e Jorgjie Tando u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY