Berisha: Vendi drejtohet nga një organizatë kriminale, ja lidhjet e Tahirit me...

Berisha: Vendi drejtohet nga një organizatë kriminale, ja lidhjet e Tahirit me Balilin

42
0
Shares


Në një intervistë për ABC News ish-kryeministri Berisha deklaroi se duhet ngritur një komision hetimor parlamentar për të marrë dëshmitë e Ylli Manjanit. Sipas tij, vijimi i qeverisjes Rama-Meta është dëshmi se  këtë vend po e drejton një organizatë kriminale.

Ylli Manjani është njeriu më i rrezikuar sot, deklaroi ish-kryeministri Berisha, duke iu referuar shkarkimit të ministrit të Drejtësisë tij dhe informacionit që ai tha se zotëron.
Berisha tha se duhet një komision hetimor parlamentar për të marrë dëshmitë e Manjanit.
Përfundimin e furtunës së radhës me largimin e një ministrit të LSI-së, e quan edhe kapitullim të Ilir Metës.
“Manjani është qartë viktimë kryesore e lidhjeve të krimit, e mbrojtjes dhe proteksionit të krimit. Por Manjani, kush ndoqi intervistën e tij, deklaroi një gjë të padëgjuar kurrë, që kryeministri firmos akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, për mbledhje që s’janë mbajtur. Pra kryeministri është një fallsifikator i tillë saqë përdor fuqinë e ekzekutivit për të urdhëruar pagesa, zhvillime, për të paraqitur ndodhira të cilat s’kanë ndodhur kurrë. Kryeministri pra shndërrohet, përdor fuqinë e ekzekutivit si një instrument kryesor për veten e tij për qëllimet e tij.
Mendoj se në kushtet aktuale, një komision hetimor parlamentar, në të cilin Manjani të zbardhë për publikun shqiptar dosjen e tmerrshme të organizatës kriminale që quhet qeveri, aferat e mëdha të Edi Ramës që firmos vendime për gjëra që s’kanë ndodhur, vjedh pra me firmën e tij, situatën dhe informacionet e mëdha që ai ka. Ndaj dhe del e domosdoshme krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar në të cilën zoti Manjani të bëj transparencë duke i bërë një shërbim shumë të madh vendit, ndofta një nga shërbimet më të rëndësishme në 26 vitet e fundit”, theksoi Berisha.
Fitoi Balili tha Berisha, ndërkohë që e quan me vend kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ish-Kryeministri ka bërë të ditur edhe një informacion që siç thotë vet ai e ka marrë kohët e fundit. Është pikërisht për faktin përse trafikanti i drogës Kelmend Balili nuk arrestohet dhe lidhet pikërisht me kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, Habilajt.
“Historia e Balilit, e cila ish ministri Manjani theksoi se ka një datë të rëndësishme që është 17 maj, ishte një histori unike. Edi Rama, Sajmir Tahiri ju thanë të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe atyre jashtë Shqipërisë, se Eskobarit të Ballkanit nuk kemi ç’ti bëjmë sepse e mbron Ilir Meta. Majde arritën deri aty sa e thanë se e fsheh Meta. Ilir mund ta ketë fshehur, ai mund ta ketë mbrojtur por ka një problem. Ilir Meta, si kryetar parlamenti ka zero fuqi ekzekutive mbi policinë e shtetit. Ilir Meta as nuk mund ta urdhërojë, as dhe s’mund t’ja bllokojë hetimin asaj. Atëherë, normal lindte ideja që këta po e përdorin, s’po e arrestojnë Balilin vetëm e vetëm që të mund të akuzojnë Metën.
A e dini pse nuk arrestohet Balili? Se Balili qënka kontraktor kryesor i Habilajve, i drogës së Balilajve, pra i drogës së Tahirit se çfarë është droga e Habilajve është e Tahirit. Këtu e kam informacionin që më ka ardhur këto ditë. Pra një kupolë e tmerrshme krimi rëndon sot mbi çdo shqiptar. Këto zhvillime faktojnë katërcipërisht se krimi sot është qeveri”, u shpreh Sali Berisha.
Berisha rithekson qëndrimin e tij se Rama nuk i ka mirë punët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prej kohësh është kërkuar sipas tij shkarkimi i ministrit të Brendshëm. Një detaj aspak i parëndësishëm për vëmendje është ky.
Ai nuk përjashton vijimin e bashkëpunimit Rama-Meta edhe për zgjedhjet e radhës edhe pse në mënyrë të përsëritur i kanë thënë të fundit njëri-tjetrit.
Por kjo, thotë ai është dëshmia e më e mirë se në vend po drejton një organizatë kriminale, siç u shpreh, ndaj Berisha beson se qytetarët do të zgjedhin partinë demokratike në qeverisje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY