Pas lajmit nga BDI, Gruevski thërret partitë e koalicionit në takim

Pas lajmit nga BDI, Gruevski thërret partitë e koalicionit në takim

32
0
Shares

Ndërsa lajme jozyrtare që kanë dalë në mediat afër BDI për arritjen e marrëveshjes në Maqedoni, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-së pritet të takohet në pak minuta.

Të gjithë partnerët e koalicionit janë të ftuar në një takim, dhe ka gjasa të shpallet vendimi në lidhje me koalicionimin e mundshëm me BDI-në, shkruan tetova sot.

Pritet që edhe organet e partisë e VMRO-DPMNE-së për të konfirmuar këtë vendim.

Në vazhdim është duke u mbajtur mbledhja e kryesisë së BDI-së, në të cilën jozyrtarisht BDI-ja do të konfirmojë koalicionin

Ndërkaq Ali Ahmeti është cituar sot nga televizioni kombëtar maqedonas në gjuhën shqipe Alsat se ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare me Gruevskin. Deklarata e tij është dhënë në fillim të takimit të kryesisë së BDI-së.

“Jemi ende duke i analizuar pikat për të cilat debatojmë që dje. Do t’i analizojmë të gjitha me qëllim që të sjellim një vendim konstruktiv”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, cituar nga Alsat.

Nikolla Gruevski ka edhe 6 orë afat që të paraqesë qeverinë e tij tek Presidenti i vendit.

Një natë më parë tre nënkryetarët e BDI kanë mbajtur një takim me kreun e opozitës maqedonase Zaev.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY