QAFË BOTË/Kapet benzi i mbushur me kanabis, 2 arrestime

QAFË BOTË/Kapet benzi i mbushur me kanabis, 2 arrestime

40
0
Shares

Bllokohet dhe sekuestrohet një automjet me 45 kg lëndë narkotike, në Qafë Bot – Sarandë.

Në pikën kufitare të kalimit Qafë -Bot Sarandë, u konstatua sot në mëngjes një automjet me qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, në të cilin u dyshua se po transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë automjetit tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, me drejtues dhe në pronësi të shtetasit Miri Hamata dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e sarbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posacërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka bërë shoqërimin në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1- Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.

2- Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY