Trump, kontakti i parë me europianët, pret Thereza May, nesër telefon me...

Trump, kontakti i parë me europianët, pret Thereza May, nesër telefon me Putinin

56
0
Shares

Takimi i Kryeministres britanike May me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë po trumpetohet nga qeveria britanike si sinjal se administrata e re e vlerëson “marrëdhënien speciale” trans-atlantike ndërkohë që May është udhëheqësja e parë botërore dhe evropiane që takoi Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Pas takimit, dy udhëheqësit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Presidenti Donald Trump nënvizoi marrëdhënien e veçantë që kanë Shtetet e Bashkuara me Britaninë dhe u zotua ta mbështesë këtë marrëdhënie. Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e votuesve britanikë për të dalë nga BE, duke thënë se respekton të drejtën e britanikëve për vetëvendosje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është shumë herët të diskutohet mundësia e heqjes së sanksioneve kundër Rusisë, porse shpreson të ketë “marrëdhënie të mira me Rusinë”.

“Sa u përket sanksioneve, është shumë herët të flitet për to”, tha Trump, shkruan Evropa e Lirë.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se në takimin me zotin Trump kishin diskutuar tregtinë dypalëshe, NATO-n dhe luftën kundër ISIS.

“Lidhur me bashkëpunimin në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë, ne jemi të bashkuar në nocionin se NATO është arma kryesore e mbrojtjes sonë të përbashkët dhe sot ne kemi riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj kësaj Aleance. Zoti President, me duket më thatë se jeni 100% në mbështetje të NATO-s. Por ne po diskutojmë gjithashtu edhe rëndësinë e NATO-s, që të garantohemi që është në gjendje për të luftuar terrorizmin dhe për të zhvilluar luftë kibernetike me të njëjtën aftësi që zhvillon luftë konvencionale,” tha zonja May.

Kryeministrja britanike tha se kishte diskutuar me Presidentin Trump mbi hapat për të arritur një marrëveshje dypalëshe tregtare SHBA-Britani.

Ndërkaq Trump dhe Putin pritet të zhvillojnë nesër një bisedë telefonike. Dy udhëheqësit kanë shprehur dëshirën për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi folën në nëntor.

Udhëheqësi amerikan tha se dëshiron një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe Presidentin Putin, se sa para-ardhësi i tij, Barak Obama. Zoti Trump ka përmendur mundësinë e heqjes së sanksioneve që i ka vënë Rusisë administrata Obama.

Kritikët e zotit Trump shprehin dilema për këtë marrëdhënie me Putinin. Ish-kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton ka thënë se Donald Trumpi ishte “kukulla e Putinit,” ndërsa shërbimet amerikane të zbulimit, siç njoftohet, e kanë informuar presidentin e ri mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të tij.

Presidenti Trump i ka hedhur poshtë aludimet se fitoi në zgjedhje falë ndihmës së Rusisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY