Lefter Koka prishet me Vangjush Dakon: Gabuam që nuk votuam Gridën

Lefter Koka prishet me Vangjush Dakon: Gabuam që nuk votuam Gridën

58
0
Shares

Ministri i Mjedisit dhe një ndër drejtuesit kryesorë të LSI, Lefter Koka deklaroi sonte në një interviste te Ora News se Vangjush Dako po punon gjithë kohën kundër LSI. : “Ajo cka sot po evidentohet policia në mënyrë të strukturuar ka evidentuar eksponentë të kundërshtarëve politikë ajo që më duket e habitshme, kundërshtarët e PS qenkemi ne?! Nëse shkon Vangjush Dako në struktura e thotë lëreni PD se kundërshtare kemi LSI, atehere gjithcka ka marrë fund”, tha Koka.

Sipas ministrit, në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tjeskajshme.

“Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako.

Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së durrësit po dhunon policinë e Durrësit.

Policia ka shkuar në drejtim të paditur, ata njerëz kanë një detyrë dhe një funksion, të bëjnë fituese forcën e tyre politike”, deklaroi ministri Lefter Koka.

PS dhe LSI garuan sëbashku për zgjedhjet lokale duke siguruar një fitore të thellë në Durrës përballë kandidates së PD, Grida Duma. Kryetari aktual Vangjush Dako, është një ndërtues dhe duket se qyteti vazhdimisht është arenë e përplasjeve dhe interesave të ndryshme që lidhen me përfitime të mëdha financiare, raporton droni.al.

Kohët e fundit Dako u akuzua se ndikoi gjykatën të lironte nga burgu një të dënuar për disa vrasje, Lulzim Berishën, për ti siguruar mbrojtje përgjatë fushatës zgjedhore në qershor. Ai i premtoi drejtorisë së burgjeve dhe gjykatës se do ta punësonte në bashki./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY