Itali, arrestohet shqiptari, i sekuestrohet drogë me vlerë 150.000 euro

Itali, arrestohet shqiptari, i sekuestrohet drogë me vlerë 150.000 euro

49
0
Shares

Një 28-vjeçar shqiptar me inicialet E. C., është arrestuar për shpërndarje kokaine dhe marijuane me vlerë 150,000 euro.
Sipas medieve italiane, mësohet se më 24 janar stafi hetimor i Pavias mori raportim për një depozitë lëndësh narkotike në një banesë me qendër në Busto Arsizio, Eritrea.
Pas informacionit të marrë, karabinierët e Busto Arsizios organizuan një operacion kontrolli.
Gjatë kontrollit karabinierët panë të mbërrinte në ndërtesë një Mercedes, në pronësi të 28-vjeçarit shqiptar.
Pasi u ndalua nga policia, ai deklaroi se banesa nuk ishte në pronësi të tij. Karabinierët bënë një kontroll në banesë dhe vërtetuan se çelësat e apartamentit i përkisnin shqiptarit.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2.5 kilogramë kokainë dhe pothuajse 4 kilogramë marijuanë, disa peshore, një makinë për paketimin e drogës, qese plastike dhe materiale të tjera që lidhen me paketimin e drogës.
E. C., u arrestua për posedim lëndësh narkotike.
Nga një vlerësim i përafërt, vlera e drogës i kalon 150.000 euro.

capture_copy_3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY