EMRI/ Hasa, zhduken nga komisariati 3 pistoleta, arrestohet polici magazinier

EMRI/ Hasa, zhduken nga komisariati 3 pistoleta, arrestohet polici magazinier

65
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)në Kukës ka arrestuar një punonjës policie me akuzën për “shpërdorim detyre”. Arrestimi i tij është bërë pasi një incident i dyshimtë ka ndodhur brenda Komisariatit të policisë në Has.
Në pranga është vënë punonjësi i policisë Shaban Bera, 54 vjeç, me detyrë Kujdestar-Magazinier, pranë Komisariatit të Policisë Has.
Arrestimi i tij u bë pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën ”.
Nga inspektimi i kryer nga Specialistët e Drejtorisë së Inspektimit të SHÇBA-së, në ambientet e magazinës së armatimit të Komisariatit  të Policisë Has, u konstatua se mungonin 3 pistoleta, 210 fishekë, si dhe mosrakordim të numrit serial të një pistoletë thikë.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
Një rast i ngjashëm është evidentuar në muajin shkurt 2016 nga ana e strukturave të SHÇBA-së, ku është arrestuar për të njëjtën vepër penale magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti pasi gjatë kontrollit mungonin 12 000 fishekë në magazinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY