PROJEKTI/ Rreth 200 të rinj punësohen në administratë

PROJEKTI/ Rreth 200 të rinj punësohen në administratë

46
0
Shares

Rreth 200 të rinj kanë nënshkruar kontratën 1-vjeçare të punës në administratën publike pas praktikës, pjesë e së cilës ishin 2 mijë të rinj.
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi i pranishëm në aktivitetin Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, premtoi se numri i të punësuarve vitin e ardhshëm do të dyfishohet.
“Ju jeni dëshmia më e mirë, dëshmia e vërtetë për t’ju bërë të qartë të gjithëve, veçanërisht atyre që na ngrenë herë pas here gishtin e akuzës:  se punësimi në administratë për të rinjtë nuk është as politik dhe as nepotik”, shprehet Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
Të rinjtë patën mundësi të jenë për tre muaj pjesë edhe e administratës lokale në të gjithë vendin. Ky program iu dha mundësinë edhe  qindra të rinjve nga Kosova të zhvillojnë praktikën e punës në administratën tonë.
Sikundër dhjetar të rinj nga Shqipëria morën eksperiencën e parë të punës pranë administratës në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY