SKANDAL/ Durrës, vdes nga i ftohti foshnja 2-muajshe, prindërit të papunë lypnin...

SKANDAL/ Durrës, vdes nga i ftohti foshnja 2-muajshe, prindërit të papunë lypnin në rrugë

66
0
Shares

Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë sot në qytetin e Durrësit për shkak të të ftohtit.
Sipas raportimeve të para thuhet se foshnja jetonte me prindërit në një banesë pa ngrohje.
Prindërit e saj të moshës 22 dhe 17 vjeç ishin të papunë dhe lypnin pranë portit. Nëna 17-vjeçare e foshnjës lypte bashkë me foshnjën e saj në të ftohtë.
Ndërkohë mësohet se vajza 2-muajshe është gjetur e vdekur në banesën e familjes Bajrami nga halla e vet. 
Ajo tha se prej kohësh i vëllai kërkonte punë por nuk kishte arritur të gjente dhe se banesa e familjes ishte në kushte mizore, me lagështi, pa ujë dhe ngrohje.
Policia njofton se ekspertiza do të përcaktojë rrethanat e vdekjes së fëmijës.

Njoftimi i potë i Policisë së Durrësit


durres, policia tabelaMë datë 25.01.2017, në lagjen Nr. 4, Durrës  ka vdekur në banesë foshnja me iniciale A. B., 2 muajsh.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY