Historia, shqiptari tentoi të përdhunojë shitësen në dyqan në mes të ditës

Historia, shqiptari tentoi të përdhunojë shitësen në dyqan në mes të ditës

30
0
Shares

Ngjarja për të cilën akuzohet ai daton në 9 Shtator të vitit të kaluar në Foggia, kur i akuzuari, një 29 vjeçar me origjinë shqiptare, por me letra të rregullta qëndrimi në Romë, ka tentuar të përdhunojë shitësen e një dyqani në qendër të qytetit.

Ishte ora rreth 5 pasdite kur shqiptari u fut në një dyqan në Piazza Giordano me justifikime u përpoq të përdhunonte shitësen e cila sapo kishte marrë turnin e pasdites. Sipas mediave italiane, shqiptari i është drejtuar vajzës së re me fjalët: Nuk të kujtohem unë? Kemi qenë të lidhur”… Më pas, e shtriu përtokë. Megjithë përpjekjet e shqiptarit, vajza e re arriti të shpëtojë, doli jashtë dyqanit dhe filloi të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët. Në këtë kohë shqiptari u përpoq të ikë, por një patrullë policie ishte pranë dhe arriti ta ndalë dhe ta shoqërojë në komisariat të riun. Në atë kohë ai u procedua në gjendje të lirë dhe u largua nga qyteti. Nga hetimi i Policisë në Foggia, duke analizuar pamjet filmike të kameras në dyqan, bënë që prokurori të lëshojë një urdhër­arrest kundër shqiptarit 29 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY