Komunikimi javor i Ramës “me veten”: Edi, jam skeptik për votimin elektronik,...

Komunikimi javor i Ramës “me veten”: Edi, jam skeptik për votimin elektronik, kemi bërë gabimet tona

64
0
Shares

Në qendër të Komunikimit të tij Javor, kryeministri Edi Rama kishte çështjen e votimit elektronik.
Ai e quajti votimin elektronik si një alibi për opozitën e cila e di se do t’i humbë zgjedhjet.

“Opozita kërkon votim elektronik për të fituar zgjedhjet. Shqipëria ka ende luftë me korrupsionin, krimin, kjo nuk as diskutohet, por ka një përpjekje të qeverisë për të përmirësuar vendin, për të rritur ekonominë, për të forcuar rendin e sigurinë, për të velrësuar meritën, por si mund të krahasohet sot qeveria jonë, me atë që ishte. Sigurisht që mund të bëjmë më shumë, por nuk jemi të përsosur, kemi bërë dhe ne gabimet tona në përpjekje për të përmirësuar Shqipërinë. Megjithatë mbetemi te votimi elektronik, ne jemi skeptikë për votimin e numërimin elektronik. Pse mund të jetë problematik se ai tradicional? Gjermania e ka shpallur  antikushtetues. Kemi mësuar pse është i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë. Megjithatë nëse  OSBE  do të na miratojë një plan kontrekt, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë, dhe e mbështesim. Këshillë opozitës: Ktheuni në realitet, dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë.” Ky ishte një pjesë e komunikimit javor të kryeministrit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY