Ylli Dylgjeri “kërcënon” për “të pjekur” (jo) në hell Erion Braçen

Ylli Dylgjeri “kërcënon” për “të pjekur” (jo) në hell Erion Braçen

98
0
Shares

Ylli Dylgjeri i është përgjigjur një portali lajmesh on-line, i cili besohet se është “pronë” e deputetit socialist Erion Braçe.
Duke zgjedhur “nofkën” “iriq”, Dylgjeri i përcjell edhe mesazhin nëpërmjet “Facebook”, Erion Braçes.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit në “Facebook”

Rreth skandalit të iriqit të “Skandalit”


yd_copy_1Një portal i vockël sa një iriq, me emrin e madh Skandal ka tentuar të me “fusë” një gjemb lidhur me një shkrim timin per Av Ngjelën para ca ditësh. Iriqi me emrin “Skandal” me akuzon mua se si punonjës i administratës, me taksat e publikut po kritikoj qeverine apo po bëhem gaztor kundër qeverisë!!! Atëherë po të pyes.
O iriq!
Të pyes me gjuhen e butakeve. Ku e kam goditur qeverinë apo koalicionin Unë? A nuk është kryeministri Rama që deklaroi në Asamblenë e PS-së se LSI është aleati ynë strategjik? A nuk po sqaron kudo e përherë se kjo aleance duhet të jetoj dhe të vazhdoje ekzistencën edhe me tej? Atëherë kush po e godet këtë aleancë, Unë apo avokat Ngjela qe çdo dite, çdo ore, çdo javë kërkon burg kudo deri për kreun i LSI-së?
Përgjigju o iriq, ose shko futu në ferrë dhe rri aty ku e ke vendin. Kaq si fillim. Po e zgjate sërish, do të “të pjek”…se siç thonë mjekët, mishi i iriqit kuron reumatizmën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY