SKANDAL/ Shkollat pa ngrohje, Edi Rama shpenzon 537 milionë lekë për kondicionerët...

SKANDAL/ Shkollat pa ngrohje, Edi Rama shpenzon 537 milionë lekë për kondicionerët e zyrës së tij

42
0
Shares

Plot 537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit.
Shifra zbulohet nga PD, e cila bën të ditur se kjo është vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi.
Për Grida Dumën, prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të. Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë.
“Edi Rama nuk mendon për njerëzit. Ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve”, apelon Grida Duma.

Grida Duma për harxhimet e Edi Ramës për luksin e tij


grida duma, 10 janar537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit.
Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi.
Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të.
Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë.
Prandaj njerëzit po vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij.
Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë.
Ndërkohë njerëzit po e përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë koston e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët.
Edi Rama nuk mendon për njerëzit. Ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY