Basha viziton Kukësin: Qeveria ngarkon kamionë me dru, qytetarët ndëshkohen për shkurre

Basha viziton Kukësin: Qeveria ngarkon kamionë me dru, qytetarët ndëshkohen për shkurre

38
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në Kukës ku pa nga afër situatën në një prej zonave më të prekura nga acari dhe bora, por edhe nga braktisja e qeverisë.
Në mesditë Basha zhvilloi një takim në bashkinë e Kukësit me drejtuesit lokalë të cilët i falënderoi për punën e bërë deri më tani edhe pse ishin të braktisur nga qeveria.
“Kam qenë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiake. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira, me mungesë energjie. Ngrohja dhe drutë e zjarrit, janë një problematikë e ngritur nga qytetarë të djathtë dhe të majtë”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.
Sipas tij “regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues. Kamionët e qeverisë ngarkohen me dru, ndërsa qytetarët ndëshkohen për shkurre”.
Për kreun e PD-së, situata është e rënduar në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY