“Shkarkohet” Edi Rama, Policia, Arsimi dhe Shëndetësia i kërkojnë pagat e prapambetur...

“Shkarkohet” Edi Rama, Policia, Arsimi dhe Shëndetësia i kërkojnë pagat e prapambetur “kryeministrit” Sali Berisha

61
0
Shares

Policia, Arsimi dhe Shëndetësia nuk ka marrë pagat e dhjetorit të vitit që shkoi. E thënë ndryshe, kjo kategori e administratës “nuk e ka ngjyer” ende për vitin e ri.
Ankesat e kësaj kategorie, adresohen ndaj “ish-kryeministrit”, por duke “shkarkuar” kryeministrin Edi Rama dhe ju drejtuar Sali Berisha me termin “kryeministër”.
Nga ana e tij, Berisha, duke përcjellë këto mesazhe, shkruan se “Qeveri e falimentuar, nuk i ka paguar rrogat policisë, arsimit, shëndetësisë!”.

Postimi i potë i Sali Berishës në “Facebook”

Qeveri e falimentuar, nuk i ka paguar rrogat policise, arsimit, shendetesise! Lexoni mesazhet e meposhtme! sb


sbk– “Pershendetje zoti berisha kam nje informacion shume te sigurte qe policia e durresit dhe e plazhit akoma nuk u jane dhene rrogat e dhjetorit.dhe as shperblimet e fundvitit nje miku im me tha qe eshte punonjes i policise.ka ndonje pergjigjije saje qorri per kete.qe del vete ne terren se ska goje ti thot njeriut.flm nese e poston respekte per juve…”.

– “Pershendetje zoti kryeminister po te drejtohem me z kryeminister ngaqe vec ti je per ket vend dhe qysh se ke ik ti shqiperia nuk po gjen ma nji kryeminister tjeter ce ti vin n ndim ktij populli..une jam Infermier ne Spitalin e Shkodre jo vetem qe sna jepet rroga e 13 as shperblim por as rrogat nuk na i ka nxjerr kush per ket vit Edi Rama dhe Ilir Kecapi kujtojn se i gjith populli ka pasuri sa ata qe sju bi ne mend per me marr rroge..te uroj shendet dhe jet sa ma t gjate”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY