Ilir Meta: Franca të lirojë Ramush Haradinajn

Ilir Meta: Franca të lirojë Ramush Haradinajn

52
0
Shares

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë.
Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi thuhet se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia.
Kryetari Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.
Kryetari Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY