Gjendet makina e përmbysur në kanal, asnjë gjurmë për taksistin e zhdukur...

Gjendet makina e përmbysur në kanal, asnjë gjurmë për taksistin e zhdukur që mbrëmë

36
0
Shares

Gjendet në Kavajë makina e taksistit të zhdukur në Durrës, mbrëmjen e kaluar.
Makina është gjetur e përmbysur në një kanal midis Kavajës dhe Rrogozhinës, ndërsa nuk ka asnjë informacion për Faik Fezgajn, taksistin e zhdukur.
Ndërkohë kolegët e tij shprehen të shqetësuar për shokun e tyre, i cili mësohet se është grabitur dy herë të tjera më parë.
Taksisti është zhdukur prej mbrëmjes së kaluar në Durrës. Familjarët e tij kanë denoncuar zhdukjen.
Ndërkohë, burime zyrtare të Policisë Vendore të Durrësit, bëjnë të ditur se rreth orës 21.30 të mbrëmjes së kaluar, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit Faik Fezgaj 53 vjeç, i cili ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi”me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.
Efektivet e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij.
Çdo person, i cili ka ndonjë informacion  mbi shtetasin e mësipërm është i lutur të kontaktojë në numrin 069 41 10 217.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY