Durrës, atentat pranë shtëpisë, të dënuarit për trafik droge

Durrës, atentat pranë shtëpisë, të dënuarit për trafik droge

53
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur, në orët e natës midis të mërkurës e të enjtes.
Ngjarja ka ndodhur në Shijak.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se rreth orës 02:20, të ditës së sotme, në lagjen”Ballias”,  Shijak e kanë qëlluar me armë zjarri në rrugë,  rreth 30 – 40 m pa shkuar në banesë, shtetasin S. Gj., 42 vjeç, i cili është plagosur lehtë në dorë (pjesën e parakrahut).
Shtetasi S. Gj., ka qenë duke u kthyer në banesë me mjetin e tij, tip Range Rover me targa AA 580 MS.
I dëmtuari pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Shtetasi S. Gj., ka qenë i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, i cili është liruar në vitin 2012.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY