Dnevnik: Maqedonia me Kryeministër Ali Ahmetin pas 11 dhjetorit

Dnevnik: Maqedonia me Kryeministër Ali Ahmetin pas 11 dhjetorit

47
0
Shares

Ali Ahmeti ka mundësi të kushtëzojë koalicionin qeveritar me emrin e Kryeministrit të Maqedonisë. Gazeta maqedonase kanë shkruar sot se lideri shqiptar i BDI, i cili pritet të jetë partie parë e shqiptarëve në Maqedoni do të vendosë për koalicionin qeveritar për shkak se dy partitë e mëdha maqedonase nuk do të marrin një shumicë qeverisëse.

Zgjedhjet parlamentare mbahen me 11 dhjetor.

VMRO-DPMNE dhe LSDM e kanë të qartë se BDI do të ketë shumicën e deputetëve shqiptarë dhe do të jetë çelësi i shumicës së ardhshme parlamentare.

Zhurnal nga burime të veta ka mësuar për takimet e Ahmetit me diplomatët perëndimorë ku diskutohen mënyrat për daljen nga kriza dhe se një nga planet është që Ahmetit t’i takojë posti i kryeministrit.

Ahmeti do ta shfrytëzojë këtë mandat për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit me Greqinë, gjë e cila do t’i hapte dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë.

Në të njëjtën linjë është edhe analisti amerikan Lluk Kofi, i cili ka parashikuar një presion mbi Greqinë nga ana e administratës së re të Presidentit Tramp me qëllim arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë.

“Ne mendojmë se nuk është e pamundur që Ali Ahmeti të zgjidhet kryeministër. Ka shumë gjasa që pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të mos munden të formojnë shumicë parlamentare prej 63 deputetësh. Në atë rast mandati do t’i takojë BDI-së si parti e tretë në parlament” – janë shprehur burime të “Dnevnik” brenda BDI-së.

Ndërkaq gazeta shqiptare Zhurnal ka përcaktuar se përfaqësimi i BDI në qeveri do të jetë jo më pak se ministria e Financave.

BDI kërkoi disa vite më parë që Presidenti i vendit të ishte shqiptar, gjë q ënuk u pranua nga partitë maqedonase.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY