DETAJE/ Burri në Berat vrau gruan, por jo për xhelozi

DETAJE/ Burri në Berat vrau gruan, por jo për xhelozi

53
0
Shares

Policia ka arritur të zbardhë disa detaje në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi sot në mesnatë në Berat kur një burrë masakroi të shoqen me thikë në fshatin Drizë.

57-vjeçari Rruzhdi Luzi masakroi me thikë gruan e tij, nënë të 3 fëmijëve, teksa kjo e fundit ishte në gjumë.

M. Luzi, 49 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Familjarët e Rruzhdi Luzit i thanë policisë se vrasja nuk ka pasur motiv xhelozinë por se kanë qenë kushtet e rënda ekonomike që kanë cuar në krim.

Sipas tyre ata kanë pasur një grindje pak orë para krimit.

Gjendja ekonomike e familjes ishte e rëndë dhe ata siguronin të ardhurat vetëm nga shitja e ullinjve.

Mësohet se autori ka punuar në komunën Kozarë, nga e cila është pushuar para disa vitesh, ndërsa sipas dëshmive të para të të afërmve.

Autori i krimit ka njoftuar vetë policinë për vrasjen. Fëmijët kanë kuptuar vrasjen vetëm kur ata kanë parë policinë në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY