“Beteja” për Krimenë, shqetësohet Parisi zyrtar

“Beteja” për Krimenë, shqetësohet Parisi zyrtar

43
0
Shares

Franca mesa duket është e shqetësuar për tensionin mes të Rusisë dhe Ukrainës pasi anijet luftarake nga flota ruse e Detit të Zi janë vendosur në bregdetin e Krimesë perëndimore.
Veprimi rus është si përgjigje ndaj provave raketore të Ukrainës në afërsi të të njejtit vend.
“Franca është e shqetësuar rreth vendosjes së anijeve luftarake në bregdetin e Krimesë”, iu ka thënë gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze, Romain Nadal.
“Ne ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga të gjitha avancimet dhe kërkojmë dialog në të cilin Franca është e gatshme të ndihmojë në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka shtuar më tej ai.
Kiev ka filluar prova raketore të enjten, veprim që e ka zemëruar Rusinë. Ndërkohë, Rusia raportohet se i ka vënë në gatishmëri të lartë forcat e saj të mbrojtjes duke thënë se shpreson që këto lojëra lufte nuk do të pengojnë fluturimet ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY