Berisha: Nuk ka integrim me Edi Ramën, ja katër arsyet pse nuk...

Berisha: Nuk ka integrim me Edi Ramën, ja katër arsyet pse nuk hapen negociatat me BE

56
0
Shares

Në debatin në Kuvend sot për Buxhetin 2017, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama për pagat.
“Edi Ramën se lënë shkarravinat, ndërsa Arben Ahmetajn se lë anglishtja që të lexojnë financat. Nga rritja e pagave të punësuarit në sektorin publik kanë përfituar 125 milionë dollarë.
Rama i pjesëton me 6 herë shifrat e qeverisë sime, për të demonstruar injorancën e tyre.
Ai nuk di ç’është GDP, thotë 3 për qind për investimet në shëndetësi për vitin 2017 dhe pastaj thotë 50 milionë dollarë.
Edi Rama vuan nga kompleksi i rrugëve, po e sëmur në çdo udhëtim që bënë nëpër rrugë, e zë rruga nga problemet psikike, sepse e di që nuk i ka të tijat. E hanë rrugët”, u shpreh Berisha.
Më tej ish-kryeministri u ndal edhe te mos hapja e negociatave.
Sipas tij kjo qeveri në tre vjet kishte të gjitha mundësit për marrjen e statusit të hapjes së negociatave.
“Shkaku themelor, ishte varrosja e konsensusit nga Edi Rama. Angela Merkel ia tha, marrëdhëniet politike dhe fryma e konsensusit brenda vendit, do të ishin garancia absolute për hapjen e negociatave.
“Arsyeja e dytë e mos hapjes së negociatave, është krimi. Nuk është një por janë disa ministra të brendshëm të BE, që ju kanë nxjerrë kartonin e kuq, dhe që janë neveritur nga krimi në Shqipëri”, vijoi më tej Berisha.
“Kanabisi po merr përmasa të mëdha. Në qoftë se ky mendon se me një fletëpalosja që ju tregoi ambasadorëve që thirri në kryeministri, do të mbulojë kanabizimin, e ka kot. Lexoni se çfarë shkruajnë e transmetojnë mediat ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.
“Së fundmi, dua të falënderojë kancelarin mergel që u ndal te zgjedhjet dhe kushtet e KE-së. Kurrë nuk kam thënë e nuk do ti them askujt që të mos hapen negociatat. Duhet të jesh budalla të thuash se zgjedhjet nuk janë kusht”, u shpreh më tej ish-kryeministri.
“Me Edi Ramën doni mashtrim, merrni mashtrim, por integrim me atë nuk ka. Ka vetëm në vend numëro dhe mashtrim”, përfundoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY