Lunaçek: Trump President, nuk është lajm i mirë për Kosovën

Lunaçek: Trump President, nuk është lajm i mirë për Kosovën

37
0
Shares

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë parlament, Ulrike Lunaçek ka thënë se zgjidhja e republikanit Donad Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është lajmi më i mirë për Kosovën

Lunaçek ka thënë se do të parapëlqente që demokratja, Hillary Clinton të fitonte këtë garë, pasi sipas saj Trump është krenar me raportet e mira me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Zgjedhja e Trumpit në SHBA, frikësohem se për Kosovën nuk është lajmi më i mirë. DO të ishte shumë më mirë dhe unë personalisht do të parapëlqeja që Hillary Clinton të fitonte. Sepse ai është një president i cili ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putinin, ne në Bashkimin Evropian dhe as në Ballkan nuk i duam këto synime”, ka deklaruar Lunaçek.zeri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY