Google, tani Shqipëria në “Street View”

Google, tani Shqipëria në “Street View”

59
0
Shares

Google njoftoi sot lançimin e “Street View” për Shqipërinë, duke u dhënë mundësi përdoruesve të shikojnë dhe të navigojnë 360° rrugët e qyteteve dhe vetë qytetet në të gjithë vendin.

Duke udhëtuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në qendrën e zhurmshme të Tiranës, te Liqeni madhështor i Ohrit, dhe në vazhdim te Parku Kombëtar i Thethit, një zonë me bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe mrekullitë arkeologjike të Amfiteatrit të Durrësit, Shqipëria është sa e bukur aq edhe e pasur me histori. 360 imazhet panoramike tregojnë disa nga vendet më të rëndësishme turistike dhe historike si dhe bukuritë natyrore që ajo ka. Për të kapur këto imazhe, u bene rreth 4.600 kilometra nëpër çdo qytet dhe krahinë.

Shqipëria e Jugut, e njohur gjithashtu si Riviera Shqiptare ka peizazhe spektakolare, rërë dhe plazhe ishullore të tilla si Plazhi i Borshit ose Plazhet e Ksamilit që rivalizojnë ishujt e Greqisë dhe Kroacisë. Turistët nga Europa Jug-Lindore dhe Italia kanë vizituar këtë pjesë të Shqipërisë, për shumë kohë, por pjesa tjetër e Europës sapo ka filluar të zbulojë krahinën.

“Street View” është një funksion falas shumë popullor i Google Maps që u lançua në Maj të vitit 2007 dhe është tashmë në dispozicion në 77 shtete në të gjithë botën. Është gjithashtu i aksesueshëm në Google Earth dhe Google Maps për celularë.

Për të parë imazhet, kërkoni për një vend në Google Maps për celularë (të disponueshme si për Android edhe për iOS), dhe zgjidhni opsionin Street Vieë për të hyrë në udhëtimin tuaj 360°. Ju mund të shikoni një hotel para se të mbërrini, të bëni planet e udhëtimit, të caktoni pika takimi, ose të kërkoni ndihmë sa herë që keni nevojë për të gjetur rrugën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY