FBI përfundon hetimin e dytë: Clinton e pafajshme

FBI përfundon hetimin e dytë: Clinton e pafajshme

56
0
Shares

FBI-ja ka përfunduar hetimin e dytë të nisur ndaj Hillary Clinton. Drejtori i FBI-së James Comey me një letër drejtuar Kongresit të SHBA-së i njofton ata se kandidatja për presidente është e pafajshme.
Në dokumentin e drejtuar Kongresit, Comey thotë se ekspertët kanë punuar për orë e orë me dokumentet e gjetura në e-mailet e gruas së një ish-bashkëpunëtori, por në fund nuk kanë nxjerrë asnjë problem në materiale.
Edhe në muajin korrik FBI-ja doli në një konferencë për median duke thënë se nuk ishte gjetur asnjë informacion që mund të komprometonte pozicionin e Hillary Clinton.
Konkluzionet e hetimeve të FBI që nxorën të pastër Hillary Clinton për përdorimin e e-maileve, nuk i ka pritur aspak mirë kandidati republikan Donald Trump, i cili nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të FBI.
Gjatë një takimi me mbështetës në Detroit, Trump insistoi se është e pamundur që FBI të analizojë rreth 650 mijë e-maile në një kohë kaq të shkurtër.
“Momentalisht ajo po mbrohet nga një sistem i manipular. Është një sistem totalisht i manipuluar, kam shumë kohë që e them”, u shpreh Trump.
“Hillary Clinton është fajtore, ajo e di këtë, FBI e di këtë, njerëzit e dinë këtë dhe tashmë është në dorën e popullit amerikan që të vendosë drejtësi në kutitë e votimit më 8 Nëntor”, vijoi ai më tej.
Vetë Clinton nuk ka bërë ende një koment për letrën e drejtorit të FBI, përfaqësuesi i fushatës së saj tha se ajo kishte qenë gjithnjë e bindur se do të dilte e pafajshme.

auto_james_comey_dokl1478466340 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY