DETAJE/ Rrëfimi, si u rrëmbye dhe përdhunua 22-vjeçarja në Tiranë

DETAJE/ Rrëfimi, si u rrëmbye dhe përdhunua 22-vjeçarja në Tiranë

57
0
Shares

Një vajzë 22­vjeçare ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës, pasi ka denoncuar se është rrëmbyer e përdhunuar nga dy djem të panjohur. Policia ka nisur menjëherë hetimet sapo i është marrë kallëzimi të dëmtuarës, ndërsa ka dyshime se autorët ajo mund t’i ketë njohur në “Facebook”.
Burime nga Policia thanë se shtetasja 22­vjeçare me iniciale E. Q. është paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr. 4, ku ka treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes. Vajza ka treguar se po kthehej në shtëpi në darkë, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës “Myslym Keta”, raporton “Panorama”.
Disa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Ajo tregon se autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe nuk ka arritur të kërkojë ndihmë, apo të shohë rrugën se ku po e dërgonin.
Sipas deklarimeve të saj, rruga me dy autorët ka zgjatur shumë pak minuta, deri te një shtëpi e braktisur ku ata e kanë dërguar.
Por vajza tregon se nuk e di se ku ndodhet kjo shtëpi, pasi nuk e ka parë rrugën kur ka shkuar apo kur e kanë larguar nga aty. Më pas, ajo tregon se të dy personat që e rrëmbyen, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.
Në fund, teksa e kanë dërguar sërish në rrugën ku e kishin marrë me makinë, e kanë kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen në polici, pasi do të hakmerreshin keq me të. Burimet thanë se deklarimi i vajzës është marrë në prezencën e një psikologeje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar.
E pyetur për dy autorët, në mënyrë që të jepte ndonjë përshkrim fizik të tyre, 22­vjeçarja ka treguar se nuk e ka parë asnjërin nga personat, pasi gjatë gjithë kohës i ka pasur sytë e lidhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY