“Godet në shenjë” për 43 milionë $ në Apex, por fiton vetëm...

“Godet në shenjë” për 43 milionë $ në Apex, por fiton vetëm një copë biftek

47
0
Shares

Ishte një selfie që ajo mendoi se vlente afro 43 milionë dollarë.
Katrina Bookman qëlloi në shenjë në një Apex në kazioninë Resorts World në Queens të SHBA-së. Madje ajo bëri edhe një selfie me makinerinë ku dukej fitimi i saj 42,949,672 dollarë.
Ky do të kishte qenë çmimi më i madh i fituar në një Apex në historinë e Shteteve të Bashkuara.
“Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë. I gjithë trupi filloi të më dridhej,” tha Bookman për CNN.
Por kur ajo u kthye të nesërmen për të zbuluar madhësinë e saktë të çmimit, një punonjës i kazinosë “shkatërroi” entuziasmin e saj.
“E pyeta: Çfarë fitova?
Ai tha, “S’fitove asgjë”, tregon Katrina.
Komisioni i Lojërave në shtetin e Nju Jorkut tha se makineria e Bookman ishte jashtë funksioni. Madje në të kishte një lajmërim që thuhej “Jashtë përdorimit”
Megjithatë kazinoja i ofroi Bookman një darkë me biftek.
“Mendova vetëm për familjen”, tha Bookman e zhgënjyer.
Ajo u rrit me ndihma sociale dhe jeton me 4 fëmijët e saj pa bashkëshortin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY