FOTO GALERI/ Varri i Shenjtë, zbulohet për herë të parë pllaka ku...

FOTO GALERI/ Varri i Shenjtë, zbulohet për herë të parë pllaka ku u vendos trupi i Jezusit

84
0
Shares

Image GalleryPllaka e gurit gëlqeror ku thuhet se trupi i Jezu Krishtit është vendosur pas kryqëzimit të tij është fotografuar për herë të parë.
Varri historik ku thuhet se ai ka “pushuar” u hap javën e kaluar për herë të parë që nga viti 1555 dhe shkencëtarëve iu dha 60 orë akses përpara se të zbulohej.
Pasi hoqën pllakën e mermerit me të cilën është mbështjellë varri, shkencëtarët e Universitetit të Athinës dhe National Geographic u habitën kur gjetën një raft gëlqeror të paprekur dhe një pllakë të dytë mermeri me një kryq të gdhendur në sipërfaqe të saj.
Hulumtuesve u është dhënë një qasje e paprecedentë si pjesë e punës restauruese. Ekipi kërkimor u trondit kur gjeti pjesë të varrit që janë ende t ë paprekura edhe sot.
Për shekuj me radhë ky varr i ka mbijetuar dëmtimit. Sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë përfundimit të punës restauruese në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY