FOTO/ Itali, dy tërmete të fuqishëm, shkundin Romën dhe Firencen

FOTO/ Itali, dy tërmete të fuqishëm, shkundin Romën dhe Firencen

48
0
Shares

Dy tërmete të fuqishëm kanë rënë mëngjesin e sotëm në Itali.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë në kryeqytetin italian të Romës dhe në Firence.
Dy tërmete prej 6.0 dhe 6.1 ballësh kanë goditur qendrën e gadishullit të Apenine, duke sjellë edhe dëme të shumta.
noricuiasMediat italiane raportojnë se tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter kishte epiqendrën mes Norcias, Presi, Castelsantangelo sul Nera dhe Visso.
Sic shkruajnë mediat italiane, mësohet se lëkundjet kanë qenë të gjata dhe për pasojë shumë godina janë shembur, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka viktima.
itsli, demeBazilika e San Benedettos dhe katedralja e Shën Mërisë në Norcia janë shkatërruar. Në këmbë kanë mbetur vetëm disa pjesë të fasadave dhe strukturës.
Në Amatrice është shembur kisha e Shën Agostinos dhe Kulla e qytetit, e vetmja që mundi të rezistonte nga tërmeti me magnitue 6 ballë që shkatërroi Amatricen dhe Accumolin më 24 gusht.
Ndërtesa të shembura raportohen edhe në Marche, ku shefi i mbrojtjes civile Cesare Spuri ka thënë se po kërkohet nën rrënoja për persona.
Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Veneto, Abruzzo, Aquilla, Pescara, Teramo, Avezzano. Kryebashkiaku i Ussita, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 tetorit është shprehur se gjithçka është shembur.
“Është shembur gjithçka, shoh shtëllynga tymi, është një katastrofë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY