MOTI/ Ulen temperaturat, nga sot dielli “shumë do shndrit por pak do...

MOTI/ Ulen temperaturat, nga sot dielli “shumë do shndrit por pak do ngroh”

44
0
Shares

Këto ditë parashikohet që moti të karakterizohet nga një qiell i pastër dhe me diell. Megjithëse shiu do t’ia lërë vendin diellit, temperaturat do të jenë të ulëta.
Gjatë ditës së sotme, temperatura më e lartë do të jetë 19 gradë celsius në orën 14:00, ndërsa temperatura më e ulët do të jetë 9 gradë celsius.
Të hënën, temperatura më e ulët do të jetë në orën 7 të mëngjesit, që do të shkojë 6 gradë celsius dhe më e larta në orën 14:00 që do të jetë 15 gradë celsius. 
E marta, do të jetë një ditë më e fortë se e hëna, pasi temperaturat do të shkojnë deri në 3 gradë celsius në orët e para të mëngjesit dhe 15 gradë në orët e drekës. Duket se vjeshta është duke u futur në kohën e saj.
E mërkura do të ketë të njëjtat temperatura të ulëta në mëngjes, ndërsa pritet një rritje për orët e mesditës, ku temperatura më e lartë në orën 14:00 do të jetë 16 gradë celsius.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY