FBI heton Obamën për skandalin e e-maileve të Clinton

FBI heton Obamën për skandalin e e-maileve të Clinton

33
0
Shares

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka përdorur një pseudonim për të komunikuar me Hillary Clinton, kur kjo ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit gjatë mandatit të parë të kabinetit Obama.
Ky fakt është në dosjet e FBI-së që hetojnë skandalin e e-maileve të Hillary Clinton.
Mediat amerikane raportojnë se dokumentet e reja të FBI përmbajnë 200 faqe material dhe përfshijnë intervistat e ndihmësit me Clinton në lidhje me serverin privat të e-mailit që dyshohet se ka përdorur, duke përfshirë edhe të dhëna shtetërore.
Sipas FBI, Clinton shkëmbeu disa e-maile me një person të panjohur, dhe pas hetimeve dyshohet të jetë një pseudonim i përdorur nga Barack Obama.
Pas këtij lajmi të bujshëm, nuk ka ende një reagim nga kandidatja demokrate për Presidente Hillary Clinton dhe as nga Shtëpia e Bardhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY