VIDEO/ Ndodh edhe në Azi, portieri shtiret dhe fal golin

VIDEO/ Ndodh edhe në Azi, portieri shtiret dhe fal golin

37
0
Shares

E dhimbshme, por tashmë fakt: edhe adoleshentët mund të trukojnë ndeshje. Një gol i pësuar nga kombëtarja U-16 e Koresë së Veriut ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Uzbekistani ka dëshmuar këtë për çdo dashamirës të futbollit.
Portieri koreano-verior, Jang Paek Ho, është bërë protagonist i një aksioni krejtësisht të dyshimtë, që me siguri do të analizohet gjatë këto ditë dhe nuk do të kalojë me një bujë të shkurtër në rrjetet sociale. Pjesa e parë e ndeshjes ishte mbyllur me rrjetat e paprekura, por me të filluar pjesa e dytë, portieri i Uzbekistanit shënoi golin më të pabesueshëm. Ky i fundit bëri një rivënie të gjatë të topit në lojë të rrjedhshme; sfera u përplas në gjysmëfushën kundërshtare dhe çuditërisht portieri Ho la portën duke bërë tërësisht një dalje të gabuar. Topi shkoi dalëngadalë drejt portës me kërcim dhe Ho, siç askush nuk e beson, u rrëzua në tokë duke u shtirur se po përpiqej për të kapur topin. Kur e pa se goli ishte çështje sekondash, ai u hodh me sa fuqi kishte drejt portës, por, natyrisht, më kot. Koreja e Veriut u mposht 2 – 0 në këtë ndeshje, por u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Azisë, ku kundërshtar të radhës do të ketë Omanin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY