EURO 2016/ Portugalia finalistja e parë, mposht Wellsin 2 : 0

EURO 2016/ Portugalia finalistja e parë, mposht Wellsin 2 : 0

40
0
Shares

Ndërsa pjesa e parë ka përfunduar e barabartë 0 : 0, në pjesën e dytë sfida Portugali – Wells, ka nisur më mirë për Portugalinë, e cila ka gjetur edhe golin e avantazhit dhe 4 minuta më pas ka dyfishuar.
Pas një krosimi nga goditja e këndit, Ronaldo ka kërcyer më lart se mbrojtësi Kollins i Uest Hemit duke mposhtur portierin Henesi.
Dy minuta më pas është Nani që shënon golin e dytë për Portugalinë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola pjesa e parë e gjysmëfinales së Kampionatit Europian, mes Portugalisë dhe Uellsit.
Skuadra surprizë e këtij kompeticioni ka qenë më insistuese, me disa depërtime të mira të Bale, por që nuk ka gjetur në dy raste mesfushorin King për të finalizuar.
Raste ka pasur edhe Portugalia, por, mbrojtësi Kollins ka qenë në lartësinë e duhur duke ndalur disa herë Kristiano Ronaldon.
Kjo ishte gjysmëfinalja e parë, pas së cilës Portugalia me fitoren e sotme është finalistja e parë.
Pas 12 vjetësh, Portugalia arrin të dalë sërish në finale dhe pret nesër kundërshtarin e saj nga përballja Gjermani – Francë.

pu 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY