E qeras me një kafe nga Liqeni pastaj e përdhunon

E qeras me një kafe nga Liqeni pastaj e përdhunon

116
0
Shares

E dashura e tij denoncon për marrëdhënie seksuale me dhunë, një 26-vjeçar shpallet në kërkim nga Policia e Tiranës. Ngjarja është denoncuar në Komisariatin nr. 2, nga 22-vjeçarja me iniciale S. A., e cila ka treguar detajet e ngjarjes, duke akuzuar për përdhunim të dashurin me iniciale F. V.
Pas kallëzimit Policia ka nisur procedim penal ndaj të riut dhe po punon për shoqërimin e tij në Polici. Sipas deklarimeve që e dëmtuara ka dhënë para oficerëve të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në afërsi të digës së Liqenit Artificial.
Ajo ka treguar se kishte vetëm dy ditë që kishte vendosur të niste një lidhje dashurie me shtetasin F. V. dhe kishin vendosur të bënin një shëtitje nga Liqeni. Sipas saj, pasi kanë pirë një kafe aty pranë, djali i ka kërkuar që të ecnin edhe pak, më pas do ta shoqëronte për në shtëpi.
Por në momentin që ora kishte kaluar 23:00 dhe në rrugë nuk kishte shumë lëvizje, 26-vjeçari i ka grisur me forcë rrobat dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën, pa dëshirën e saj. Burimet thanë se pritet shoqërimi i të dyshuarit, në mënyrë që të japë edhe ai versionin e tij të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY