Dorëzohet Eurovisioni, pranon flamurin e Kosovës

Dorëzohet Eurovisioni, pranon flamurin e Kosovës

42
0
Shares

Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka marr vendim për lejimin e flamujve të tjerë, Përkatësisht jo pjesëmarrës në këtë festival evropian të muzikës.
Disa javë më parë EBU kishte publikuar listën e flamujve që nuk kanë të drejtë të shfaqen në gjatë garës së Eurovisionit, e cila mbahet më 10 maj, ku në mesin e tyre ishte edhe ai i Kosovës.
Por, një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në shumë vende të Evropës dhe në Kosovë, e cila gjë ka detyruar organizatorin e festivalit që të heq dorë nga ndalimi i tyre.
EBU thotë se ky vendim është marr pas bisedimeve me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse, që të lejojë flamujt kombëtarë, rajonal, lokal të pjesëmarrësve, por, kjo do të lejohet përderisa audienca respekton natyrën jo politike të Eurovisonit. /Zëri/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY