Atentat ndaj gazetarit, qëllohet me armë nga kolegu

Atentat ndaj gazetarit, qëllohet me armë nga kolegu

38
0
Shares

Gazetari, objekt i atentatit, Can Dundar

Një person ka qëlluar në drejtim të gazetarit turk Can Dundar, i cili po përballet në një gjykatë në Stamboll me akuzën e zbulimit të sekretit shtetëror.
Atentatori qëlloi të paktë tri herë jashtë ambientit të gjykatës, thanë dëshmitarët. Dundar shpëtoi, por raportohet se gazetari ka mbetur i plagosur.
Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin dhe ai quhet Erdem Gul, një ish-koleg i Dundar i cili e quajti “tradhtar” para se ta qëllonte me plumba. Edhe i dyshuari është në gjyq për të njëjtën akuzë.
Dundar, ish-redaktor i gazetës “Cumhuriyet” dhe gazetari Gul akuzohen për një seri raportimesh që përfshijnë shërbimin inteligjent turk në transportimin e armëve për në Siri në fillim të vitit 2014.

atentatori_copy_1Atentatori Erdem Gul

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY