Policia gjermane: Ja pse do të përdoreshin mijëra euro nga 3 shqiptarët...

Policia gjermane: Ja pse do të përdoreshin mijëra euro nga 3 shqiptarët e arrestuar

40
0
Shares

Pavarësisht se pak orë më parë një prokuror gjerman, Florian Weinzierl, tha se 3 shqiptarët nga Kosova po përgadisnin një sulm serioz terrorist, autoritetet gjermane i kanë liruar që të tre.

Transmetuesi publik Bayerischer Rundfunk, me seli ne Munih, shkruan se nuk janë konfirmuar dyshimet se të arrestuarit mund të kishin lidhje me ndonjë grup terrorist.

Policia tha të martën se ata ishin arrestuar kur po udhëtonin me një makinë belge në një autostradë të Gjermanisë “nën dyshimet për planifikim të veprimeve serioze kriminale kundër shtetit” dhe se për këtë kishte një informacion nga shërbimet e zbulimit.

Komisionari i policisë bavareze, Wilhelm Schmidbauer tha sot se nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte ndonjë lidhje me grupe terroriste dhe prokurorët kanë vendosur të lirojnë të arrestuarit.

Gjatë marrjes në pyetje burrat kishin pohuar se po shkonin në Kosovë në emër të një bashkatdhetari për te blerë një shtëpi. Ata kishin me vete 30 mijë euro dhe planet e një ndërtese. Pohimet e tilla ishin konfirmuar nga klienti i tyre.

Të tre ata ishin arrestuar para se të ndodhnin sulmet në Bruksel që lanë pas vetes mbi 30 të vrarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY