ÇMIMI/ Nga nesër biletat e abonentë 25 – 33 % më shtrenjtë,...

ÇMIMI/ Nga nesër biletat e abonentë 25 – 33 % më shtrenjtë, abonentë e studentëve shiten në tregun e zi

56
0
Shares

Nga nesër (1 shkurti 2016), qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë për udhëtimin me autobusët urbanë në territorin e kësaj bashkie.
Çmimi i biletës do të rritet 25 % dhe një biletë nga nesër do të rritet me 10 lekë, duke shkuar nga 30 në 40 lekë.
Rritje do të pësojnë, në masën 33 %, edhe abonetë (biletat mujore). Aboneja e përgjithshme nga 1.200 lekë, nga nesër do të kushtojë 1.600 lekë, ndërkohë që aboneja e një linje nga 900 lekë, nga nesër shkon në 1.200 lekë. Rritje nuk ka pasuar vetëm abonoja e studentit, e cila do të kushtojë 600 lekë.
tlRritja e çmimit të biletave të shërbimit urban u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 30 dhjetor 2015, me propozim të Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa prej dy ditësh abonetë mujore kanë dalë në shtije, vërehet se është “zhdukur” aboneja e studentit, si më e lira. Studentët janë ankuar për mungesën e këtyre aboneve të studentit, ndërkohë që denoncojnë shitjen e tyre  në treg të zi apo nga fat urinot e linjave të ndryshme,  me një çmim të lartë, deri në 1.000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY