Policia ndalon hedhjen e fishekzjarreve nga individe

Policia ndalon hedhjen e fishekzjarreve nga individe

57
0
Shares

Në prag të ndërrimit të viteve, Policia e Tiranës do të angazhojë rreth një mije efektivë policie në terren, ku 400 prej tyre do të kontrollojnë situatën në të gjithë Tiranën, duke shmangur çdo incident të mundshëm.

Sipas policisë, nisur nga aktiviteti që Bashkia e Tiranës do të organizojë në sheshin “Nënë Tereza”, do të merren disa masa shtesë, duke mos lejuar përdorimin e fishekzjarrëve nga ana e qytetarëve, pasi Bashkia e Tiranës ka marrë masa për sigurimin e tyre, të cilat do të hidhen në festimet e mesnatës.

Gjithashtu do të bëhet bllokimi i disa segmenteve rrugore, duke mos lejuar parkimin dhe kalimin e automjeteve.

Kështu, do të bllokohen “Ura e Lanës” deri te sheshi “Nënë Tereza”, nga ora 22:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Në varësi të situatës pritet të bëhet edhe bllokimi i sheshit “Skënderbej”, duke mos u lejuar kalimi i automjeteve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY