Ja ushqimet që sjellin fat dhe nuk sjellin fat për Vitin e...

Ja ushqimet që sjellin fat dhe nuk sjellin fat për Vitin e Ri

187
0
Shares

Shega

Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më I mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen. Provojeni!

Tavë me Peshk

Një tavë me peshkë nuk duhet ti mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

A– Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.

B– Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Thjerrëza

A e dini se cfarë simblizojnë thjerëzat?! Paratë! E kush nuk do donte të kishte më shumë para ne 2016-tën! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën Italiane madje kjo traditë daton që në kohën r omakëve.

Monedha e fshehur ne tortë

Në embëlsirën e vitit të ri mirë është të fshihni një monedhë. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq nje dhëmb të thyer.

Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë.

Ja ushqimet që nuk sjellin fat në Vitin e Ri

Përpos ushqimeve fatsjellëse janë dhe disa që duhet të evitohen. Njëra prej tyre përshembull është dhe arragosta. Duke qenë se ajo ecën mbrapsh mund të simbolizojë këtë qëndrim në vend.

Pula gjithashtu nuk është e këshillueshme, pasi simbolizon keqardhje. Një tjetër teori sugjeron që të mos konsumohet asgjë me krahë, pasi fati i mirë mund të fluturojë tutje. Tani që e dini se çfarë të hani, duhet të bëni kujdes dhe me një gjë të fundit.

Në Gjermani përshembull, është traditë që të lihet diçka në pjatë edhe pas mesnatës për të garantuar ushqim të bollshëm edhe në Vitin e Ri.

Po ashtu edhe në Filipine është e rëndësishme që të keni ushqim në tavolinë në mesnatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY