Artan Lame me “një të rënë të lapsit” përjashton 90 mijë familje...

Artan Lame me “një të rënë të lapsit” përjashton 90 mijë familje nga legalizimi

107
0
Shares

Rreth 90 mijë familje, sipas kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, nuk do të kenë mundësi të marrin tapinë pasi nuk përmbushin kriteret e miratuara më herët për kualifikimin e objekteve. Këtë paralajmërim Artan Lame e ka bërë dje gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
“Kemi deklaruar gjithsej rreth 450 mijë ndërtime pa leje, rreth 100 mijë prej tyre janë përsëritje, apo dublime, që do të thotë kanë aplikuar dy herë. Në këto kushte, mbeten rreth 350 mijë deklarime. Nga këto, nëse do të heqim 60 mijë leje që janë ndarë qysh nga nisja e procesit, atëherë mbeten 290 mijë. Nuk përfundon këtu, pasi janë 90 mijë ndërtime të tjera që në çfarëdolloj qeverie të jetë nuk mund të legalizohen (nga këto ka edhe që janë prishur), atëherë mbeten 200 mijë”, tha Lame pas një “llogarie” të thjeshtë “me një të rënë të lapsit”.
Faza e re e deklarimit, e çelur në korrik të këtij viti, ka sjellë rreth 14 mijë aplikime të reja. Bëhet fjalë për ndërtime të ngritura në tokë shtet dhe tokë me pronarë pas janarit të vitit 2009-s, që u rreshtuan në proces pas amnistisë së miratuar në qershor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY