Topalli e nxehur edhe me deputetët e PD: Këshilli i Mandateve lau...

Topalli e nxehur edhe me deputetët e PD: Këshilli i Mandateve lau duart si Pilati

45
0
Shares

I vetmi zë pas vendimit të këshillit të Mandateve që ka reaguar është Jozefina Topalli. Ajo e ka konsideruar kalimin e ceshtjes te Kushtetuesja si një goditje të procesit të dekriminalizimit në politikën shqiptare.

“Kauza e dekriminalizimit sot ka marre nje grusht!

Njelloj si avokati i Frrokut , keshilli i mandateve nen drejtimin e Ilir Metes , me propozimin e maxhorances vendosi mos heqjen e mandatit , sic e parashikon Kushtetuta, te deputetit Mark Frroku, per gjoja interpretim Kushtetues.

Por Gjykata Kushtetuese a shprehet per kete rast nese nuk ka nje vendim te Kuvendit per mandat?

Keshilli i mandateve sot nuk pranoi te ushtroje detyrat qe i ngarkon rregullorja e parlamentit.

Nje gje e tille nuk ka ndodh kurre me pare ne Parlament!

Sot keshilli lau duart si Pilati!”, shkruan Topalli.

Topalli me siguri që në përcaktimin e saj ka përfshirë edhe deputetët e PD që ishin këtë mbledhje dhe nuk kundërshtuan propozimin avokatit Visha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY