PD për mandatin e Frrokut: Këshilli konfirmoi këmbënguljen e dyshes Rama –...

PD për mandatin e Frrokut: Këshilli konfirmoi këmbënguljen e dyshes Rama – Meta për të mbrojtur inkriminimin

70
0
Shares

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e sotëm të Këshillit të Mandateve, për ti hequr mandatin deputetit Mark Frroku. Sipas PD-së, ky Këshill tregoi mungesën  vullnetit të dyshes Rama – Meta për të bërë dekriminalizimin, si dhe këmbënguljen e tyre për të mbrojtur inkriminimin. Në një deklaratë të saj, PD shprehet e vendosur për të çuar deri në fund dekriminalizimin.
“Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama – Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY