Shqipëria me Konsullatë Nderi në Gjakovë

Shqipëria me Konsullatë Nderi në Gjakovë

54
0
Shares

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Gjakovë Në Gjakovë është hapur këtë të martë Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, e cila do të punojë për të thelluar projektet e përbashkëta të fushave të ndryshme mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në përurimin e kësaj konsullate mori pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe personalitete të të dy vendeve.

“Sot ekzistojnë të gjitha mundësitë, falë edhe kësaj konsullate, që sidomos brezat e rinj të takohen me njëri-tjetrin dhe të bisedojmë për gjithçka që u pëlqen dhe për të cilat kanë interes të përbashkët, për çështje që kanë të bëjnë kryesisht me artin, kulturën dhe me arsimin”, tha Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Konsullata është hapur me angazhimin e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Konsull nderi është emëruar Akademik Tahir Emra, i njohur për nxitje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar urimet e tij për hapjen e kësaj konsullate përmes rrjetit social Facebook.

“Me mendje isha në Gjakovë, por me merakun që nuk mund të merrja pjesë në hapjen e Konsulltatës së Republikës së Shqiëprisë. Hapja e kësaj konsullate do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, kulturor e artistik mes qytetit të Gjakovës dhe bashkitë e pjesës veriore të Shqipërisë, por do të ndikojë edhe në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, teksa nisej për në Paris.topchannel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY