MEDIAT/ Ndryshimet në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

MEDIAT/ Ndryshimet në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

44
0
Shares

Atë që politika nuk e thotë drejtpërdrejtë, media jo vetëm e bën këtë, por ndryshimet në qeveri i cilëson thjesht dhe vetëm çështje kohe. Jo vetëm kaq, por mediat shkojnë edhe më tej, kur ndryshimet në qeveri i konkretizojnë me emra konkretë se “kush ikën dhe kush vjen”.
Që pas takimit të dy ditëve më parë, midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, “impulset e reja” të qeverisë, duket se nuk është një batutë. Në kuadër të kësaj edhe mediat i japin të drejtë vetes dhe hedhin në tregun e tyre emrat e “qeverisë së re”…

Klajda Gjosha, do të largohet nga Ministria e Integrimit dhe do të marrë postin “vakant” për LSI, të nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

Edmond Haxhinasto, pritet të largohet nga Ministria e Transporteve dhe të emërohet Ministër i Integrimit në vend të Klajda Gjoshë.

Në vend të Edmond Haxhinastos, ministër i Transporteve, pritet të emërohet Dael Dervishi, drejtor i AKBN.

Vangjel Tavo, rikthehet në qeveri për të zëvendësuar Ilir Beqajn, sërish si Ministër i Shëndetësisë.

Nasip Naço, pritet largohet nga Ministër i Drejtësisë dhe në vend të tij pritet të emërohet Saimir Tahiri.

Ndërsa Saimir Tahiri i cili do të ikë nga ministër i Brendshme, pritet të zëvendësohet nga Taulant Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY