LSI i vjedh votat edhe PS, ja rasti i sotem

LSI i vjedh votat edhe PS, ja rasti i sotem

56
0
Shares

Telnis Skuqi/Zgjedhjet për kryeplakun e fshatin Karjan, pjesë administrative e Bashkisë së Gjirokastrës, ka shkaktuar sot debate të ashpra midis përfaqësuesve të PS dhe LSI.

Pasi ka përfunduar paqësisht procesi i votimit për të zgjedhur kryeplakun e këtij fshati, befas përfaqësuesi i LSI, Thoma Andrea rezulton fitues ndaj kandidatit të PS, Dalip Bërxulli.

Burime zyrtare nga dega e Partisë Socialiste të rrethit të Gjirokastrës, pohojnë se nga numëri i votave kandidati i tyre ka fituar realisht mbi 30 vota ndaj kandidatit të LSI, por në proces-verbal, pas ndërhyrjes së deputetit të LSI, Vangjel Tavo, rezulton fitues përfaqësuesi i kësaj force politike.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që fituesi rezulton humbës, apo humbësi rezulton fitues. Fatkeqësisht ky skandal është regjistruar sot në fshatin Karjan”, tha një drejtues i lartë i Partisë Socialiste.

Po i njëjti burim tha, se ky skandal nuk do të kaloj në heshtje, pasi socialistët gjirokastritë nuk do të pranojnë asnjë rezultat të manipuluar.

Përçarja midis LSI dhe PS nisi një muaj më parë, me lirimin nga detyra tw drejtorit socialistë të Radio Televizionit Gjirokastra, Piro Nase, i cili u shkarkua nga detyra pas “investimit” personal të kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zaimira Rami dhe deputetit Vangjel Tavo.

Ndërsa, dy javë më parë, krisja e PS me LSI u zyrtarizua me zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut, ku përfaqësuesi I LSI humbi me një votë përballë përfaqesuesit të PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY