Edhe Komisioni Evropian, marrëveshja me CEZ nuk ishte kusht

Edhe Komisioni Evropian, marrëveshja me CEZ nuk ishte kusht

39
0
Shares

Komisioni Europian hedh poshtë pretendimet se qeveria e Shqipërisë ishte i detyruar të nënshkruante marrëveshjen me CEZ pas kushtit të vendosur nga qeveria çeke për statusin e vendit kandidat.

Komisioni Europian insiston se çështja CEZ nuk ka qenë ndonjëherë parakusht për kandidaturën e Shqipërisë në BE. Zëdhënësja e KE, Maja Koçijaniç ka bërë të ditur në një prononcim për Top Channel se Brukseli i jep vendimet e tij në bazë të progresit që vendet kanë bërë. Koçijaniç ka bërë të qartë se çështja CEZ nuk ka qenë asnjëherë parakusht për dhënien e statusit apo jo Shqipërisë. “Komisioni Europian ka thënë qartazi se, progresi mbi një numër çështjesh të sundimit të ligjit ishte parakushti për Shqipërinë që t’i jepej statusi kandidat; çështja CEZ nuk kishte lidhje me këtë parakusht”, nënvizon zëdhënësja Maja Koçijançiç. “Posaçërisht mbi CEZ, Komisioni Europian ka mbështetur gjithmonë një marrëveshje miqësore që kënaq të dy palët në ujdinë e përplasjes mes kompanisë energjetike CEZ dhe qeverisë së Shqipërisë mbi licencën e bartjes së veprimeve të CEZ si Operator i Sistemeve të Shpërndarjes në Shqipëri. Marrëveshja e arritur në qershor 2014 duhet të nxisë më shumë qeverinë shqiptare për të ndjekur reformat tepër të nevojshme për sektorin e elektricitetit, duke synuar garantimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe përputhshmërinë me kriteret e Komunitetit Energjetik”, shtoi Koçijançiç. Deklarata e zëdhënëses së KE vjen pak ditë pas reagimit të fortë të ambasadores çeke në Shqipëri, e cila gjithashtu ka rrëzuar aludimet rreth kushtëzimit të statusit kandidat të Shqipërisë, nga shteti që ajo përfaqëson me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe CEZ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY