Zhgënjehen sportdashësit, FSHF-ja “lan gojën” me shitjet on-line të biletave për Shqipëri...

Zhgënjehen sportdashësit, FSHF-ja “lan gojën” me shitjet on-line të biletave për Shqipëri – Serbi

43
0
Shares

Biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi dolën vetëm 20 minuta on-line dhe në shumicën e kohës nuk punonte faqja. Dolën gjithsej 30 bileta te tribuna G 2 por edhe ato nuk mund të bliheshin sepse faqja bllokohej.
Denoncimi vjen nga sportdashësit, të cilët kanë pritur ditën e sotme, sipas paralajmërimeve, për të mundur, blerjen  e një bilete.
“Federata lau gojën dhe ka menduar ndonjë ‘stil tjetër’ për shitjen e biletave, që nuk do jetë aspak mirë me qenë shqiptar”, denoncojnë sportdashësit e zhgënjyer.

Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Tribunat C2, G2                1.000 lekë
Tribunat C1, C3, G1          1.500 lekë
Tribunat D, F                     2.000 lekë
Tribuna E                           3.000 lekë
Tribunat B1, B5                  6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4     8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3             10.000 lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY